Elbasani tronditet sërish. Të shtënat me armë zjarri i morën jetën një personi mbrëmjen e kësaj të hëne, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Skënderbej”.

Viktimë nga ky atentat ka mbetur Everes Çaka. Ai po udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshorten e tij, Silvana Çaka kur persona të pa identifikuar hapën zjarr në drejtim të tyre. Kjo e fundit ka mbetur e plagosur.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende, ashtu sikurse edhe autorët.

Në vendin e ngjarjen ndodhen forca të shumta policore.