Një person është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur tek “Rruga e Kavajës”, pranë ish-parkut të autobusëve.

Është plagosur me armë bizmesmeni 42-vjeçar Sino Llanaj, i cili gjatë të shtunës që lamë pas mbeti i lënduar pas një konflikti fizik me ortakun e tij, Albert Allmuça ndërsa gjatë ditës së sotme ai ka mbetur i plagosur me armë.

I plagosuri është nisur drejt spitalit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Llanaj është plagosur me një plumb në këmbë, ndërkohë që ka mbetur i lënduar dhe roja i pallatit që është bërë dhe shkak për sherrin.

Policia është nisur me urgjencë drejt vendit të ngjarjes, për të nisur hetimin mbi ngjarjen.