Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën burg për dy të rinjtë që akuzohen për atentatin ndaj Shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj dhe babait të tij.

Mësohet se Ilirjan Hasanaj dhe Verzan Bajrakurtaj nuk kanë folur, por janë përfaqësuar nga avokatie tyre Bujar Hoti, i cili ka kërkuar një masë lehtësuese, duke u bazuar në faktin se ato janë vetëdorezuar dhe kanë pranuar krimin, por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga trupa gjykuese.

19-vjeçari Hasanaj, më herët në polici është shprehur i penduar për veprimin e tij. Ai tregon se ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka parë Mentor Hasanajn.