Në një bashkëbisedim pyetje-përgjigje me ndjekësit e saj në Instagram, Aurela Gaçe tregon se në momente të caktuara të jetës ka vuajtur nga ankthi.

“Kur je ti fëmija i madh i familjes, kur s’ke asnjë të ardhur, duhet të marrësh vendime e të bësh të pamundurën t’i realizosh. Gjatë periudhave të ndryshme kam patur vështirësi shpirtërore, psikologjike e monetare, të cilave duhej t’u jepja zgjidhje vetë.”

Më pas 46-vjeçarja rikujton një periudhë në koncertin recital të Pallatit të Kongreseve.

“Në koncertin e dytë recital, në Pallatin e Kongreseve isha në borxh 15 milionë lekë. Një pjesë i pagova me sponsora dhe bileta, pastaj, merrja avionin çdo të premte në darkë, shkoja në club diku në Zvicër, punoja deri të dielën, vija të hënën në mëngjes në shkollë, ktheja frangat në lekë, laja borxhet e kështu me radhë, derisa dola ballë-ndritur.”

Ajo shton: “Ishte viti 2000. Unë luftoja të ndërtoja atë çfarë doja, por s’ka qenë aspak e lehtë.”