Nuk folën kurrë për Teatrin, Butrintin, Velierën…”, Auron Tare ironizon shqetësimin e profesorëve të ASA-s dhe thotë se, “lufta për Vulën e humbur, është lufta për Zarfin e humbur

Auron Tare ka reaguar ironikisht për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe vendosjen nën “çatinë” e Akademisë së Shkencave, me gjithë studime, akademikë e prona, sipas një projektvendimi që është propozuar nga Këshilli i Ministrave. Ai u ka kujtuar intelektualëve dhe akademikëve të ASA se është shumë vonë të reagojnë tani, pasi, kur kishin momentin për të folur për shumë gjëra të tjera, kanë heshtur.

I urojmë bashkim të mbarë me Akademinë, me shpresën se do ta kuptojnë këta zotërinj dhe zonja sesa i rëndësishëm ishte zëri i tyre në mbrojtje të Velierës, Teatrit, Butrintit etj dhe nuk folën kurrë. Tani që ju marrin vulën, ju erdhi zëri”, shkruan Tare.

Postimi i Auron Tares:

“Parajsa shkencore” apo lufta për Vulën. ASA u krijua pas shkeputjes se instituteve nga Akademia e Shkencave me 2008. Qellimi ishte te coheshin si institute prane Universiteteve gje qe nuk ndodhi. Ligji për Arsimin e Lartë i 2015 parashikonte që institutet kërkimore si INSTITUCIONE TË ARSMIT TË LARTË krijohen nga vetë universitetet dhe kështu ASA mbeti pa rregullim ligjor.

Nuk ka asnjë vendim universiteti që të krijonte ose rikrijonte këto institute pranë universiteteve. Pas një kontrolli ligjshmërie që bëri së fundi Ministria tek ASA deklaroi që funksionojnë në kundërshtim me ligjin e kësisoj duhen të shkrihen dhe të rikrijohen nga fillimi. Dy mundësi ka: ose pranë ASH se ligji e lejon, ose pranë universitetit si institute më vete. Kjo është esenca.
Tani modestisht do të doja të thoja dy fjalë për Institutin e Arkeologjisë që e njoh që prej 1994. Pjesa e zhurmës publike në fakt është një Luftë për Vulën. Dmth po ju marrin Vulën dhe pa Vulë nuk firmos dot Projektet.

Fasada e shkencës është fasadë për publikun, por jam i sigurtë që një pjesë e mirë e atyre që e njohin Institutin e dinë mirë se kjo zhurmë është zhurmë projektesh dhe zarfash të përfituara nga Projektet. Nëse këta shkencëtarë me tituj pompozë do ta kishin seriozisht mbrojtjen e shkencës shqiptare, ju kujtoj të gjithë atyre që më lexojnë se askush nga këta dijetarë të Institutit të Arkeologjisë nuk folën asnjë fjalë për betejën për të mirën publike në Durrës, Lulishtja 1 Maji, për shkatërrimin e rrënojave arkeologjike të Velierës (në fakt i legjitimuan me një gërmim të turpshëm dhe autorin e “graduan”) Beteja për Teatrin, Beteja për amendamentin e turpshëm të Ligjit të Trashëgimisë Kulturore, Beteja për Butrintin.

A patë ndonjë nga këta personazhe të shkences shqiptare që sot dalin para kamerave të flisnin për Butintin?
Po kur një arkeolog i huaj i talli, i poshtëroi dhe i quante publikish “idiotë të dobishëm”? Për turpin e tyre ulën kokën dhe u gëlltitën, se fundi i fundit kishin Vulën dhe Vula në fund të projektit të jep edhe Zarfin. Krye-mbrojtesja e arkeologjisë shqiptare psh, është bashkë-drejtuese apo “konsulent” e nja 7 apo 9 projekteve arkeologjike në Republikën e Shqipërisë.

Në cilin vend normal ndodh kjo mrekulli, kur drejtuesi i shkencës të jetë aq i aftë, se në çdo projekt, të vendosë veten e vet si bashkëdrejtues projekti?
(dmth marrës zarfi)
Andaj, zhurma për shqiptarizmën e këtyre personazheve nuk është asgjë më shumë se lufta për Vulën e humbur…
Kaq e thjeshtë.”