Stadiumi i ri i Flamurtarit do të jetë me 4 kulla!

Pas Korçës dhe Durrësit, sot është zgjedhur edhe projekti i stadiumit të ri të Vlorës.
Për stadiumin e Vlorës garuan në finale 3 studio të arkitekturës (“FUKSAS” (Itali), “OPPENHEIM Arkitekturë” (SHBA & Zvicër) dhe “XDGA” (Belgjikë)) por fitues u shpall projekti i studios belge “XDGA” që sjell një impiant ikonik të rrethuar me 4 kulla.

Në këtë impiant që do të jetë i mbushur me hotele, lokale, dyqane, do të jenë edhe fusha e futbollit dhe shkallët e stadiumit. Patjetër që ky projekt do tē ishte fitues. Arkitekti belg, ndryshe nga konkurentët e tij, më shumë se për terrenin e ambientin ku do të ndërtohet stadiumi në Vlorë, ka qenë i mirëinformuar për dashurinë e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për kullat shumëkatëshe.
Si përfundim, një javë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, babëzia e atij që ka në dorë lejet, nxitoi dhe shpalli fitues të projektit të stadiumit të ri të Flamurtarit, atë që e rrethojnë 4 kulla…
Kështu është, kur ai që vendos e firmos lejet, qëllon të jetë edhe “dashnor i marrë” i kullave… Po, SPAK, gjithnjë, vetëm nga jashtë do t’i shikojë këto kulla?