Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku ka mohuar të ketë një konçesion të ri për shërbimin e kontrollit teknik të automjeteve.

E ftuar në emsionin ‘Përballë’ të gazetarit Lutfi Dervishi, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se nga 1 janari i vitit të ardhshëm ky shërbim do të liberalizohet.

“Koncensioni i SGS -së mbyllet në vitin e 11-të pasi ka pasur 10 vite dhe kemi bërë një shtesë 1 vjeçare thjesht për t’i dhënë kohë manaxhimit të ndryshuar. Nga 1 janari 2021 do të kemi një qasje të re mbi kontrollin teknik të automjeteve. I referohen shkresën zyrtare që ëshët urdhëri i ministrisë”, tha Balluku.

Ajo tha se akuzat se kjo lëvizje i hap rrugën një koncensioni të ri janë të pabaza.

“Pas janarit ne do të merremi menjëherë edhe me liberalizimin. Nuk ka asnjë parashikim për të pasur nje koncensionar tjetër. Nëse do të kishte një koncension tjetër do ta vazhdonim menjëherë.” – theksoi Balluku në ‘Përballë’.

Ekonomisti Klodian Tomorri tregoi të martën se qeveria përmes liberalizimit po fsheh një konçesion të ri me vlerë 200 milionë euro.