Barcelona po vazhdon të tregojë ndeshje pas ndeshje se ky nuk është sezoni i saj dhe këtë gjë e shpalosi dhe në takimin e fundit në Champions League përballë Benficas i cili përfundoi në barazim 0-0.

Katalanasve iu nevojitej një fitore në këtë ndeshje për të kaluar fazën e grupeve, por nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, duke pritur në këtë mënyrë ndeshjen e fundit përballë Bayern Munchen i cili e ka blinduar vendin e parë.

Trajneri i ri Xavi ndonëse gjeti fitoren në kampionat, nuk ishte aq me fat sa të merrte dhe shijen e triumfit në Champions.

Në ndeshjen tjetër të rëndësishme të kësaj mbrëmjeje, Chelsea mori hakun e takimit të parë ndaj Juventus, duke fituar me rezultatin e pastër 4-0.

Hudson Hodoi, James, Chalobah dhe Werner ishin golashënuesit e “Bluve të Londrës” në këtë takim që tashmë kalojnë zyrtarisht në raundin e radhës të më të mirëve të Europës.