Partia Demokratike ka arritur marrëveshjen  me kryetarin e Partisë Demokristiane Nard Ndoka. Mësohet se ai do të jetë në zonë të sigurt në qarkun e Shkodrës.

Koalicioni opozitar finalizoi këtë të mërkurë marrëveshjen me të cilën do të regjistrohet në zgjedhje. “Partia Demokratike – Aleanca për ndryshim” është emri që PD dhe aleatët e saj kanë zgjedhur për të garuar më 25 prill.

Ndërkohë, kreu i partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, do të jetë i dyti në qarkun e Durrësit në listat e PD.

Ndërkaq, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ishte i pari sot që firmosi marrëveshjen e koalicionit me Bashën.

Në orën 24:00 është afati i fundit për të dorëzuar listën e koalicionit, ndërsa deri në 5 mars palët kanë afat për të dorëzuar listat e kandidatëve me pozicionet.