Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një takim me shoqatën e fasonëve të Shqipërisë theksoi se sektori i fasonëve është një nga sektorët kyç të ekonomisë shqiptare dhe taksa e sheshtë 9% do të ulë barrën fiskale. Sipas tij programi ekonomik i PD0-së është për stabilitetin dhe rimëkëmbjen.

“Sektori i fasonëve është një nga sektorët kyç të ekonomisë shqiptare. Sektori i fasonëve punëson një numër madh personash. Mbi 15 mijë veta kanë humbur vendin e punës vetëm në sektorin tuaj. Ajo që kemi prezantuar nuk është program mrekullish. Ai është program normalizimi dhe rimëkëmbje ekonomike. Taksa e sheshtë 9%, ulje e madhe e barrës fiskale. Çdo litër naftë do të jetë 240 lekë më lirë. Rimbursimi i TVSH-së është kthyer në një ankth”.

Basha theksoi se me planin ekonomik të PD-së fiton Shqipëria, por ky plan sipas tij po sulmohet nga ata dështuan ta sjellin.

“Programi ynë synon stabilizimin të ndalim largimin e forcës punëtore apo paaftësinë tuaj për të mbajtur forcën punëtore, e dyta rimëkëmbja e industrisë së fasonëve. Plani ynë po sulmohet nga ata që nuk bënë asgjë pasi të gjithë duan ndryshim dhe ky plan është ndryshimi që ata dështuan ta sjellin. Sulmet e tyre janë certifikata e dështimit të tyre 8-vjeçar. Me këtë program fiton Shqipëria”.