Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë ditën e sotme pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta se Basha i ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Në ABCNews Basha është shprehur se është në nderin e Ilir Metës të tregoj se kush ia ka kërkuar këtë gjë, teksa i ka konsideruar si mashtrime dhe gënjeshtra fjalët e tij.

Basha ka kërkuar që Meta të tregoi të vërtetë.

“Janë mashtrime dhe gënjeshtra. Kush ia ka kërkuar Metës këtë , është në nderin e tij të tregoi.

Ilir Meta të thotë siç është. Është në nderin e tij të thote kush ja ka kërkuar.”- tha Basha.

Kujtojmë se disa ditë më parë Meta tregoi se Basha i është ulur në gjunjë dhe i është lutur të anulojë protestën masive të lajmëruar nga vetë Basha në 8 Qershor. Ai tha se kjo kërkesë ka ardhur nga kreu i PD, Lulzim Basha, pasi ishte i frikësuar nga pasojat që mund të sillte protesta e 8 qershorit teksa ka kërkuar gjithashtu edhe anulimin e zgjedhjeve.