Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi pas njoftimit të bërë nga kryeministri Edi Rama, se vendi ynë ka siguruar 500 mijë doza vaksine nga Pfizer.

Në Twitter, kryedemokrati shkroi: “Si përherë, Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese. Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera. Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur ndërkohë vaksinimin, ndërsa Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja! Ky i dështuar duhet të largohet nga qeverisja, që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish“.