Në Foltoren e kësaj të diele, Sali Berisha u shpreh se ka zbuluar, sipas tij, detaje nga diskutimet Basha-Kim në selinë blu.

“U them se burime amerikane më informonin mua se ky i thotë ambasadores “të dalim nga zyra se kemi regjistrues nga Berisha”, se më ka futur Berisha regjistrues dhe të bisedojmë jashtë. A mund ta imagjinoni ju një gjë të tillë?”, u shpreh Berisha.

Ndërkohë, nuk vonoi shumë dhe Lulzim Basha reagoi ndaj deklaratave të Berishës. Me anë të një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, kreu demokrat shkruan se asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale.

“E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale”, shkruan Basha në Twitter.