Një ditë më parë në Slloveni u mbajt samiti mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, ku sërish nuk u vendos një datë për konferencën ndërqeveritare për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për shkak të veto-s bullgare nga maqedonasve.

Por Lulzim Basha, zbuloi sot në Parlament se Kryeministri Edi Rama nuk tregon vendimin që morën 5 shtete gjatë samitit të Sllovenisë, të cilat nuk do t’i hapin negociatat Shqipërisë edhe sikur Bullgaria të heqë veton-n ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Nuk e thotë ky, në Slloveni të paktën 5 vende anëtare me peshë kanë vendosur që edhe sikur nesër Bullgaria t’ia heqë VETO-n Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat pas atij raporti sepse nuk ka në krye një Kryeministër dhe një qeveri që ka ardhur përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por përmes shkrirjes në një të shtetit me partinë si Lukashenko, përmes blerjes së votave me paratë e krimit dhe të korrupsionit”, deklaroi kryetari i PD, Lulzim Basha.