Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën ndërsa prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se skuadra e opozitës është e çorganizuar, duke e krahasuar me një parking makinash.

Rama etiketoi Bashën si roje që fle gjumë, ndërsa për Monika Kryemadhin tha se i bie borisë për të ndaluar autokolonën e PS drejt fitores.

“Kijeni mirë parasysh. Është shumë e rëndësishëm, problemi i ynë më i madh janë kundërshtaret e çorganizuar, të çoroditur, të çatrafiluar, të cilët kanë bërë gjithçka për ta humbur ndeshjen.

Programe pa lidhje, lidership pa karakter dhe një ekip i mos o zotshëm dhe një ekip që ngjan si parking makinash të vjetra. Ca të karamboluara, ca me dy rrota, të gjitha pa motor. Luli si roje parkimi që fle gjumë. Monika që i bie borisë për ta ndaluar autokolonën tonë drejt fitores.

Janë problem! Duhet ë gjesh fuqi ekstra. Motvimin nuk na i japin ata, janë të dobët për të na motivuar. Fokusoheni tek objektivat. Pasojeni topin”, tha Rama.

Gjatë prezantimit të ekipit të kandidatëve socialistë për zgjedhje, kryeministri Edi Rama nuk e kurseu ironinë për kandidatët e PD-së dhe LSI-së.

Kreu i qeverisë thotë se “është për të qarë me oi se ku u katandis pas 30 viteve Partia Demokratike. Shqiptarë dhe shqiptare, që nuk i ka lënë mendja, që nuk i kanë lënë sytë dhe veshët peng me fajde te Monika, apo pa gajle te Saliu dhe Iliri. Cili mund të mos e shohë dallimin e madh si dita me natën mes nesh dhe atyre që sot kanë nxjerrë përpara një dhëndër, Lulin, dhe janë nisur për dasmë me kalastrenat e Gon Dukës, me faqoren e Dash Shehit, me kapsollat e Fatmir Mediut, me kecat e Tym Idrizit, me vetullat e Vagjel Dules, me kasetat e Salianjit, preshët e Tritanit, peshqirët e Xhelalit, simiten e Xhaferrit të Durrësit, fuçinë e rakisë së Leskos së Vlorës dhe gërnetën e Mesilës.

Kurrë në historinë e saj që nga 1912 nuk e ka parë këtë taborë krushqish, që kam frikë që deri në 25 prill do ta çojnë nga varri të ndjerin Çeço Musarai, që ka të drejtë ta hedh Lulin në gjyq për të drejtën e autorit sepse i ka kopjuar vargjet e famshme. Mu kujtua Grida krushka nga Kavaja me pishtarin e demokracisë. Ku karvanin e mbyll Paloka me barkun që i nxjerr bardhakun. Nuk është për të qeshur, është për të qarë me “oi” ku u kandadis pas 30-vjetësh PD. Po kur thonë Shqipëria fiton?!”, tha Rama.