Bashkimi Europian i ka lënë dy muaj kohë Hungarisë të ndryshojë ligjin për organizatat joqeveritare, përmes të cilit i detyron ato të tregojnë donatorët e tyre.

KE i kërkon Hungarisë të zbatojë vendimin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, e cila në 2017 e quajti këtë ligj ‘diskriminues’ dhe ‘të pajustifikueshëm’.

Komisioni konsideron se Hungaria nuk i ka ndërmarrë masat e nevojshme për të vepruar në përputhje me aktgjykimin, përkundër thirrjeve të vazhdueshme të Komisionit për ta bërë një gjë të tillë me urgjencë”

Ligji kërkon nga OJQ-të që marrin fonde të huaja – mbi 7.2 milionë forinta (27 mijë dollarë) në vit, të publikojnë destinacionin e tyre.

Autoritetet hungareze e ka konsideruar këtë ligj të domosdoshëm lër luftën kundër pastrimit të parave.