Bashkimi Evropian do të vendosë sanksione të reja ndaj sulmeve kibernetike ndaj të dhënave të parlamentit gjerman në 2015, raporton Politico.eu.

Përfaqësuesit e shteteve anëtare u takuan të mërkurën për tu dakortësuar mbi detajet. Nëse nuk kundërshtime, BE mund të shpallë sanksionet javën tjetër.

Sanksionet e reja prekin një 29-vjeçar me emrin Dmitry Badin, për të cilin prokurorët gjermanë lëshuan një urdhër arresti në fillim të këtij viti. Badin është gjithashtu në listën e të kërkuarve të Byrosë Federale të Hetimit të SHBA për përfshirjen e tij në piraterinë e zgjedhjeve presidenciale 2016.

Sanksionet e planifikuara vënë në shënjestër oficerët e inteligjencës ushtarake ruse që besohet të jenë pas ndërhyrjet në të dhënat në parlamentin gjerman në 2015. Gjermania propozoi sanksionet e reja para verës pasi Kancelarja Angela Merkel pohoi në maj se qeveria kishte “prova të forta” se Rusia ishte përgjegjëse për një sulm kibernetik “të egër” që prishi llogaritë e zyrtarëve parlamentarë.