Ben Blushi është tërhequr nga drejtimi i një prej televizioneve më të mëdhenj në Shqipëri, Top Channel.

Përmes një e-maili ka njoftuar stafin e Top Channel se katër vite pasi mori postin e drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, do të largohet nga ky post.

“Duke nisur nga sot nuk do jem më në Top Channel. Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim me atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë. Ben Blushi,”- shkruhet në e-mail.

Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Blushin në këtë detyrë.