Sali Berisha nga Kurbin ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama se shumë shpejt do ta rrëzojë nga pushteti, duke i kujtuar se do të ketë fatin e Fatos Nanos.

Ish-kryeministri Berisha i bëri thirrje kreut të mazhorancës të bëjë gati valixhet dhe të niset për në Beograd, bashkë me pengun e tij Lulzim Basha.

“Edvin, fundin e ke të afërt. Ja ku është Kurbini në këmbë. Mjerë ti çdo të heqësh. Atë paralajmërim që i pata nërë Fatos Nanos. Atë fat do kesh. Bej gati valixhet dhe nisu në Beograd. Mos harro të marrësh me vete dhe Lulzim pengun”, u shpreh Berisha.