“Foltorja” e Sali Berishës u zhvendos këtë të shtunë në qytetin e Rrëshenit, ish-kryeministri u shpreh se po synohet që Shqipëria të lihet pa opozitë.

Situata aktuale në vend, sipas Berishës, ka paralele absolutisht identike me fundin e diktaturës. Ai tha se shqiptarët sot kanë misionin të përmbysin sistemin monist.

“Një mision i madh ju thërret ju, shqiptarët kudo që janë, të largojmë, të përmbysim sistemin monist në Shqipëri , të vendosim lirinë dhe vlerat. Paralelet me fundin e diktaturës janë absolutisht identike.

Sot kanë marrë peng me afera korruptive një njeri që demokratët e shkarkuan me 44 mijë vota në referendum. Ky bën lojën më makabre për lirinë e shqiptarëve.

Po synohet të lihet vendi pa opozitë. Në çdo vend, qeveritë bëjnë gabime, por është opozita ajo që qëndron në anën e qytetarëve. Në këto tre muaj po shohim ato që s’kemi parë kurrë në jetën tonë. Shkojnë dhe rrafshojnë shtëpitë e njerëzve që i kanë ndërtuar me djersën e ballit”, tha Berisha.