Disa ditë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit, shpalli ‘non grata’ ish-Presidentin e kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Ky zhvillim u diskutua në pjesën e tretë të emisionit “Real Story”, në “News 24”.

Një nga analistët e ftuar, Shpëtim Nazarko, tha se aksioni i SHBA në kupolën politike të vendit tonë, nuk do të ndalet me vendimin ndaj Berishës, sipas tij, do të vendosen ‘goditen’ edhe të tjerë drejtues të lartë.

Kanë 30 vite që e kanë katandisur Kosovën dhe Shqipërinë. Elefanti ky hyrë në dyqanin e qelqurinave duhet të bëjë sa më pak vend. ne sot mund të qërojmë Ramën, por njëkohësisht kemi humbur të gjithë kupolën.

I pari që hyri në këtë lojë, Berisha, ka shërbyer si letër lakmusi dhe është pika e dobët.

I dyti që goditet do të jetë Meta. E pas Metës do të jetë e PS, sepse duhet të krijohet një ekuilibër, që të mos dëmtohet shteti shqiptar.

Edhe amerikanët dhe evropianët kujdesen që kur të heqin tullat e kalbura të shtëpisë tonë, i heqin me kujdes. Nëse ti i pret kokën Bashës, praktikisht ke lënë vetën pa opozitë”, tha Nazarko.