Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 13 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërsa janë zbuluar dhe 629 raste të reja.

Në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen po marrin trajtim mjekësor 661 pacientë, ku 43 janë në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Prej fillimit të pandemisë në Shqipëri kanë ndërruar jetë 1,969 pacientë. Pjesa dërrmuese e tyre sipas mjekëve kanë qenë me sëmundje të tjera shoqëruese, çfarë e ka bërë të pamundur përpjekjen e bluzave të bardha për t’i mbajtur në jetë.

Qyteti më i prekur nga pandemia është Tirana, e cila numëron numrin më të lartë të viktimave dhe të infektuarve. Këtë të martë ajo që vihet re është fakti se numri i të shëruarve është më i madh se rastet e reja.

Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit kanë fituar betejën me coronavirus 897 pacientë. Procesi i vaksinimit vijon paralelisht në disa qarqe të Shqipërisë. Të parët që po injektohen janë bluzat e bardha dhe personat e moshuar mbi 80 vjeç.