Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar gati 892 raste të reja me COVID-19 ndërsa ka pasur 19 humbje jete të moshave 48-87 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 650 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Që prej nisjes së pandemisë në vendin tonë janë zbuluar mbi 108 mijë raste pozitive ndërsa rastet aktive janë rreth 35 800 persona, ku mbi 23 mijë janë vetëm në qarkun e Tiranës.

Numri i viktimave ka shkuar në 1.835 persona pasi gjatë muajit janar dhe shkurt pati një rritje të numrit të rasteve fatale.

Të dhënat e përpunuara nga Euronews Albania tregojnë se muaji shkurt pati rreth 9 mijë raste më shumë se muaji janar ndërkohë që u regjistrua pothuajse dyfishim i viktimave. Në janar pati 20,676 raste dhe 199 viktima, ndërsa në shkurt 29,040 raste dhe 416 viktima.

Nga data 22 shkurt, kur nisi edhe rritja e numrit të viktimave, u regjistruan 7685 raste të reja si dhe 150 humbje jete.