Bie qeveria e Netanyahut, Izraeli drejt zgjedhjeve të 4-ta në dy vite

Bie qeveria e Netanyahut, Izraeli drejt zgjedhjeve të 4-ta në dy vite
Qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu është rrëzuar në 23 dhjetor, pasi parlamenti i vendit nuk arriti të përmbushë një afat për miratimin e buxheteve 2020 dhe 2021. Izraeli tani do të shkojë drejt zgjedhjeve të katërta në dy vjet, ndoshta në 23 mars të vitit të ardhshëm.

Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe partneri i tij i dikurshëm i koalicionit, drejtuesi i partisë ‘Blu e Bardhë’ Benny Gantz, u përpoqën të fajësonin njëri-tjetrin për kolapsin e qeverisë së tyre shtatë muajshe.

“Partia Blu dhe Bardhë u tërhoq nga marrëveshjet [për të modifikuar marrëveshjen origjinale të koalicionit] dhe na tërhoqën drejt zgjedhjeve të panevojshme gjatë krizës së koronës”, tha Netanyahu, i cili të shtunën në mbrëmje u bë i pari izraelit që mori vaksinën anti Covid-19. “Ne nuk duam zgjedhje dhe kemi votuar kundër tyre … por nuk kemi frikë nga zgjedhjet – sepse ne do të fitojmë!”

Gantz, duke iu referuar akuzave për korrupsion me të cilat përballet Netanyahu, tha: “Më vjen keq që kryeministri është i preokupuar me gjyqin e tij dhe jo me interesin publik dhe është i gatshëm të tërheqë të gjithë vendin në një periudhë pasigurie, në vend që të sigurojë stabilitetin ekonomik dhe rehabilitimin e ekonomisë “.

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Horoskopi