Gati 100 miliardë dollarë janë fshirë nga tregu i kriptovalutave, pasi Bitcoin ka rënë në nivelin më të ulët në katër javë.

Kriptomonedha më e rëndësishme dhe me më shumë vlerë humbi më shumë se 6% të martën, duke u tregtuar rreth 29,700 dollarë, me rivalët Ethereum dhe XRP që humbën përkatësisht 9% dhe 11%, tregojnë të dhënat e CoinDesk.

Rënia e çmimeve të kriptos pasoi një shitje të madhe në tregjet globale të aksioneve, me Doë Jones Industrial Average që kishte paraqitjen e tij më të keqe që nga tetori 2020.

Për më tepër, produktet dhe fondet e investimeve Bitcoin regjistruan rënie për javën e dytë radhazi, sipas CoinShares, duke arritur në 10.4 milionë dollarë në 16 korrik. Sidoqoftë, vlera e Bitcoin për vitin ende qëndrojnë rreth 4.2 miliardë dollarë.

Ekspertët parashikojnë një rënie të mëtejshme të çmimeve të Bitcoin deri në ringritjen e tregut.