Bizneset do të kenë afat deri në fund të shtatorit për të aplikuar dhe përfituar nga garancia e dytë sovrane.

Ministria e Financave ka vendosur të shtyjë afatin e aplikimit, për t’i dhënë më shumë bizneseve mundësi për të aplikuar.

Ministrja Denaj theksoi se çdo lloj biznesi, i vogël, i mesëm apo i madh, mund të aplikojë për kredi përmes garancisë sovrane për nevoja në kapital qarkullues dhe investime të reja.

Shuma maksimale e kredisë është 300 milionë lekë (240 mijë euro), por gjysma e kredive nuk duhet të jetë më të mëdha se 150 milioën lekë (150 mijë euro).

Kredia do të fillojë të paguhet në muajin e 7, deri atëherë do të paguhet vetëm interesi. Interesi i huasë mund të jetë nga 3 për qind deri në 5 për qind.

Deri më 27 korrik 2020, kanë aplikuar 263 sipërmarrje dhe janë aprovuar 119 të tilla. Vlera në lekë e aplikimeve është 6 576 194 mijë lekë, në total e aprovuar është gati 50% e totalit, pra 3 109 206 mijë lekë.

Garancia e dytë sovrane u miratua në maj nga qeveria Rama.