Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin në Kurbin ku u ekzekutua me 7 plumba biznesmeni Rakip (Pilot) Rroli, mëngjesin e sotëm, 10 dhjetor.

Mjeti i djalit të viktimës është përplasur me një shtyllë në përpjekjet për të arritur sa më shpejt në vendin e ngjarjes. Autorët të cilët mendohet se ishin dy, lëviznin në këmbë. Ata e kanë pritur derisa ka dalë në rrugë dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

Rakip Roli ishte babai i 3 fëmijëve. Burime nga policia bëjnë të ditur se janë identifikuar autorët e dyshuar të ekzekutimit të 55-vjeçarit. Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për babë e bir.

Një nga pistat e hetimit është dhe aktiviteti që kishin dy djemtë e viktimës.

Rakip Rroli, biznesmeni që mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm në qytetin e Laçit, kishte dy identitete. Ai njihej dhe me emrin Pilot.

55-vjeçari rezulton të jetë një emër i njohur për policinë. Në vitin 2011 ai është përfshirë në plagosjen e një 22-vjeçari, ku së bashku me një person tjetër, dhunuar me sende të forta të riun, duke e plagosur rëndë, pas një sherri për motive banale.