Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka nënvizuar faktin se media e lirë dhe e pavarur lejon publikun të marrë vendime të informuara.

Blinken mes të tjerash theksoi se media e lirë nuk ndikohet nga qeveritë dhe se i jep informacion publikut të mbrojë veten e të mbajë përgjegjës zyrtarët.

“Informacioni dhe njohuria janë mjete të fuqishme,” tha mes të tjerash Blinken. “Një shtyp i lirë dhe i pavarur është institucioni kryesor që lidh publikun me informacionin që i nevojitet për të mbrojtur vetveten, për të marrë vendime të informuara dhe për të mbajtur përgjegjës zyrtarët qeveritarë.”, shtoi ai.