Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë për bllokimin e rrugëve nga bora dhe iu përgjigj kritikëve që akuzuan qeverinë që nuk kishte marrë masa për përballimin e motit të keq.

Sipas kreut të qeverisë, pavarsisht zhurmës, rrugët e vendit u zhbllokuan në kohë rekord, për shkak të punës së kryer.

“Nga stuhitë e borës bllokimet ndodhin. Bllokohen rrugët në çdo vend. Asnjë borëpastruese nuk ka arritur ta bëjë shkenca që ta mbledhë borën në ajër. Këtu ka pasur propozime që të hidhej kripë përpara se të binte bora. Këtu janë sytë aq të mprehtë që preken që në Shqipëri përdoren akoma lopata. Po çfarë të përdorim raketa? Athina ishte bllokim nga të 4 anët. Nuk pashë ndonjë analizë me instikte vrastare për qeveritarët. Ndërkohë që këtu kemi qenë për të mos bërë asnjë krahasim të tepërt. Mund të kishte ndodhur edhe këtu që mund të kishte pasur jetë njerëzish. Fatmirësisht nuk ndodhi asgjë e tillë. Por ama rrugët u zhbllokuan në kohë rekord sepse u punua. Ministrja futet në borëpastruese që të dëgjohet kur flet, këtu bëhet nami. Rëndësi ka që kjo është një pakicë e zhurmshme që nuk bën ligjin në Republikën e Shqipërisë.”, u shpreh Rama gjatë një konference.