Një fermë e kultivimit të lëndëve narkotike është zbuluar nga policia në Shkodër në fshatin Jeran. Kanabisi kultivohej në bodrumin e banesës së pronarit, Gjovalin Vuksanaj 55 vjeç, i cili e kishte përshtatur ambientin duke vendosur 63 llamba elektrike dhe baza të tjera materiale. Kanabisi ishte kultiviuar në vazo dhe gjatë aksionit u sekuestruan 139 kg lëndë narkotike dhe 132 fidanë.

Policia mundi të arrestonte 42-vjeçaren Mariana Vuksanaj, ndërsa bashkëshorti i saj është shpallur në kërkim pasi nuk u gjet në banesë në momentin e aksionit.

Gjithashtu, gjatë operacionit, në këtë banesë është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike.