Një stacion treni është bombarduar në orët e para të mëngjesit në Ukrainë, duke shkaktuar të paktën 30 viktima dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në stacionin e trenit në Kramatorsk, i cili ndodhet në lindje të Ukrainës, mbi të cilin kanë rënë disa raketa.

Në momentin që ka ndodhur sulmi, në stacion ndodheshin qindra civilë që prisnin trenat për t’u evakuuar nga luftimet, pasi Kramatorsk është një nga pikat kryesore të korridoreve humanitarë.

Autoritetet ukrainase dënuan menjëherë këtë sulm “të urryer”, duke iu bërë thirrje civilëve në zonë që të gjejnë menjëherë një vendstrehim.