Banorët e qytetit të Norilsk në veri të Rusisë janë mbyllur në shtëpitë e tyre për ditë me radhë, sepse bora nuk ndalet së rëni.

Ajo tashmë ka mbuluar disa shtëpi dhe rrugët janë plotësisht të papërdorshme.

Prandaj banorët filluan të postojnë fotografi në Instagram për të treguar “idilin e dimrit”.

Fotografitë e skenave që mund të duken idilike nga një distancë e sigurt, por ua bëjnë të vështirë banorëve.

Nga ana tjetër, për një pjesë të globit, këto skena janë “shih me sy e plas me zemër”, pasi bora është bërë e rrallë dhe tejet e preferuar si përjetim idilik.

Shikoni si duket kur bie borë pa pushim për pesë ditë në këtë qytet rus.