Sipas meteorologëve fundjava pritet të karakterizohet nga një mot me reshje të dendura shiu në një pjesë të madhe të territorit të vendit.

Në vendin tonë priten edhe reshje dëbore në disa zona.

Gjatë ditës së djeshme autoritetet paralajmëruan se gjatë datave 23 deri në 26 janar vendi do të përballet me reshje të dendura, ndërsa zonat më të prekura pritet të jetë e gjithë Ultësira Perëndimore dhe pjesa jugore e vendit.

Madje, parashikohet se kulmi i reshjeve të jetë gjatë kësaj fundjave me fokus jugun e vendit.

Parashikohet që në zonën e Mallakastrës dhe Tepelenës të bjerë mesatarisht 20 milimetra shi në orë.

Jugu dhe perëndimi do të përballen me reshje të dendura shiu, në fundjavë, kurse pjesa jug-lindore e vendit do të mbulohet nga dëbora. Korça dhe zonat juglindore pritet të kënë sërish reshje dëborë, të cilat do të jenë rreth 1 deri në 2 centimetër në orë.