Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 39 237 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, shifër rekord që prej fillimit të pandemisë.

Të dhënat e autoriteteve tregojnë se 744 persona të tjerë kanë vdekur ndërsa numri i përgjithshëm ka shkuar 69 051.

Britania nisi e para vaksinimin kundër COVID-19 me vaksinën e Pfizer.

Vendi po përballet tani me një variant të ri të koronavirusit për të cilin ende nuk ka të dhëna të plota për mënyrën se si sillet.

Sot sekretari i Shëndetësisë, Mat Hankok tha se është identifikuar një variant tjetër në dy udhëtarë që vinin nga Afrika e Jugut.

Ai pohoi gjithashtu se ky variant i ri është më i transmetueshëm.