Ish-presidenti George W. Bush deklaroi se ishte “tronditur” nga reagimi i njerëzve ndaj miqësisë së tij publike me ish-Zonjën e Parë Michelle Obama.

Duke kujtuar momentin e paharrueshëm, kur Bush dhe Obama përfaqësoheshin në hapjen e Muzeut Kombëtar të Historisë dhe Kulturës Afrikano-Amerikane të Smithsonian, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ishte i tronditur nga mënyra se si njerëzit reaguan.

“Populli amerikan u befasua aq shumë që Michelle Obama dhe unë mund të ishim miq. Amerikanët janë aq të polarizuar në të menduarit e tyre sa nuk mund ta imagjinojnë që George Bush dhe Michelle Obama të jenë miq”, tha Bush në një intervistë në “CBS Sunday Morning”

“Është një miqësi e pastër”, shtoi ish-zonja e parë Laura Bush.