Pak pasi Ambasada e SHBA në Tiranë bëri një reagim të fortë lidhur me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vend, ka ardhur edhe reagimi i Yuri Kim.

Diplomatja amerikane në Shqipëri deklaron se shpeshherë bëhen fushata për të mohuar të vërtetën dhe për t’i shpëtuar drejtësisë.

Ambasadorja e SHBA thotë se kjo ka të bëjë me dënimin e kriminelëve të njohur, ndërsa thekson se mbështet SPAK-un.

“Rastet e rëndësishme shpesh shoqërohen me fushata të shtrenjta për të ngritur dyshime dhe konfuzion, për të blerë ndikim, për të mohuar të vërtetën, për t’i shpëtuar drejtësisë. Le të jemi të qartë: kjo ka të bëjë me dënimin e kriminelëve të njohur – asgjë më shumë, asgjë më pak. Ne mbështesim fuqimisht SPAK & Policinë”, shkruan ajio në rrjetet sociale.

Reagimi i saj dhe Ambasadës së SHBA vjen pas sekuestrimit të pasurisë së pronarit të Ora News Ylli Ndroqi me kërkesë të SPAK.