Ditën e disfatës së madhe, kur Italia mbeti për herë të dytë radhazi jashtë Botërorit, menjëherë fillon të bëhet bilanci. Sepse duhet rindërtuar e ardhmja e Italisë. Tani topi i kalon Gabriele Gravinës dhe pyetja e parë është: Çfarë do të bëjë presidenti i Federatës Italiane, do t’ia besojë Mancinit të ardhmen?

Janë të shumtë ata që mendojnë se nuk është faji i trajnerit, por i gjithë sistemit të futbollit italian. Mançini ka një kontratë deri në vitin 2026 dhe pas humbjes me Maqedoninë e Veriut la të kuptohej se do ta rishikonte pozicionin e tij. Mbetet të shihet, nëse ai do ta ndjejë të vazhdojë punën për të hapur një cikël të ri. Nëse Mancini do ta konsiderojë të mbyllur mandatin e tij, Gravina duhet të gjejë pasardhësin.

Nëse do të zgjidhet një trajner “i shtëpisë”, mundësitë më të mëdha i ka Fabio Cannavaro, me Marcelo Lippin drejtor teknik. Cannavaro ndihet gati për një karrierë ndryshe, pas eksperiencës në Kinë. Nëse synohet një trajner ekspert, që të fillojë të punojë si Mancini, mbi rrënojat e një falimentimi, më i përshtatshmi do të ishte Ancelotti, nëse ai ikën nga Reali dhe stoli i Kombëtares është i vetmi që i mungon.