Diskutohet sot në komision projektligji për sigurimin e detyrueshëm në transportin rrugor

Qeveria ka vendosur të ndryshojë projektligjin për sigurimin e detyrueshëm në transportin rrugor për ta afruar atë me legjislacionin e BE-së.

“Ky projektligj synon uljen e shpenzimeve të marrjes në sigurim; rritjen e masës së dëmshpërblimit; përmirësimin e procedurave dhe afateve të trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim dhe shkurtimin e kohës se dërgimit të kërkesës dhe plotësimit të saj të drejtpërdrejtë”, thuhet në relacionin shoqërues.

Por në anën tjetër ai ka për synim edhe eliminimin e abuzimeve që bëhen në rast aksidenti nga kompanitë.

Ky projekligj diskutohet sot në orën 10 në komisionin për veprimtaritë prodhuese para se t’i kalojë Kuvendit.

Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Mustafa jep dorëheqjen

Kosova njoftoi mbarimin e procesit të numërimit të votave ku si rezultat përfundimtar Vetëvendosje ka marrë 47, 85 përqind, ndjekur nga PDK me 17,41 për qind dhe LDK me 13,08 për qind. Sikurse njofton KQZ partia e Albin Kurtit rezulton të ketë marrë 157 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e 5 tetorit. Ndërsa LDK 130 mijë vota më pak. Ky rezultat çoi edhe në dorëheqjen e Isa Mustafës.

Sot në Hagë seanca ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Seanca e tretë gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit do të zhvillohet sot në Hagë në orën 11:00. Njoftimin e bëri Gjykata Speciale, e cila njoftoi shtyrjen e saj një javë më parë. Në dokumentin shoqërues të vendimit shkruhet se gjatë seancës gjyqtari do i pyesë palët mbi të dhënat e mbledhura deri tani si dhe do te shqyrtohet kërkesa e zyrës së prokurorit të specializuar, i cili kërkon që gjykimi ndaj tyre të nisë në shtator të këtij viti për t’i dhënë më shumë kohë palës mbrojtëse të mbledhë provat e nevojshme. Ndërkohë rreth një javë më parë Paneli i Gjykatës së Apelit e refuzoi ankimimin e Nasim Haradinajt kundër vendimit për mbajtjen e tij të mëtejshme në paraburgim.

Greqia përfshihet nga moti i keq, mbyllen shkollat

Edhe Greqia është përfshirë prej ditësh nga moti i keq që ka pushtuar rajonin. Duke marrë parasysh temperaturat e ulëta në takimin e ministrit të Arsimit me guvernatorët e zonave të vendit u ra dakord pezullimi i mësimit në shkolla, deri në një moment ku do cilësohet e përshtatshme prej autoriteteve vendore. Ky vendim përfshin edhe kopshtet. Sikurse tek ne dhe shume shtete të tjera procesi mësimor do të zhvillohet online.

OBSH: Mbi 1 milion raste të reja në një javë në Evropë, frikë për variantet e reja

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi në daljen e saj më të fundit se rastet në kontinentin e vjetër kanë regjistruar rënie gjatë 4 javëve të fundit edhe pse frika për përhapjen e varianteve të reja mbetet e madhe.

Gjithashtu infektimet e reja pavarësisht se në rënie regjistrojnë mbi 1 milion raste në një javë. Mjeket ngrenë alarmin e humbjes së jetës nga tromboza. Shumëkush e lidh me koronavirusin, por të shumta janë ndodhitë mes personave të painfektuar.

Mjeket thonë se diçka e tillë vjen si pasojë e mos pasjes së aktivitetit fizik, kryesisht në zonat ku ndalimi i lëvizjes është prezent, ndaj bëjnë thirrje për mbajtjen në forme të trupit nëpërmjet ushtrimeve fizike.

Kongresi Amerikan, komision për të hetuar dhunën në Kapitol

Kongresi Amerikan do të krijojë një komision të pavarur, të modelit të atij për 11 shtatorin, për të hetuar rebelimin vdekjeprurës që ndodhi në Kapitol më 6 janar. Njoftimin e bëri në një dalje të posaçme për mediat kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi. Megjithatë, një panel i tillë do të sillte përçarjeve partiake të mëtejshme ose lënien nën hije të programit legjislativ të presidentit Joe Biden.

Rikthehet sot në mbrëmje Champions League, duel titanësh mes Barcelonës dhe PSG

Rikthehet sot në mbrëmje UEFA Champions League. Kompeticionimë i rëndësishëm për klube luan ndeshjet e 1-16 ave dhe nis menjëherë me duele spektakolare dhe përballje titanësh. E tillë është ajo mes Barcelonës së Leo Messit dhe Paris Saint Germain, të cilët në këtë ndeshje por edhe ashu siç ka ndodhur në 7 vitet e fundit në muajin shkurt, nuk do të kenë të disponueshëm yllin e tyre Nejmar. Braziliani u dëmtua sërish, këtë herë në Kupë, dhe rrezikon madje të mos jetë prezent as për ndeshjen e kthimit. Përballja e fundit mes këtyre dy skuadrave është pikërisht ballafaqimi në çerekfinalet e Champions në vitin 2017 atëherë kur Paris fitonte 4-0 ndeshjen e parë e më pas përmbysej në mënyrë të pabesueshme 6-1 në Camp Nou.

Laipzig-Liverpool është sfida tjetër jo më pak interesante e mbrëmjes së sotme. Ky duel është transferua në “Pushkash Arena” në Budapest për shkak se masat kufizuese të pandemisë në gjermani, ndalojnë fluturimet që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar. Sa i përket ndeshjes, ish-kampionët e Evropës Liverpool, vijnë në një prej periudhave të tyre më të errëta të viteve të fundit. Të kuqtë e Jurgen Klop, kanë pësuar tre humbje radhazi në kampionat dhe janë jashtë garës për titull. Gjithsesi anglezët do kërkojnë të ndreqin gjithçka në Champions, duke nisur nga sot përballë gjermanë të Laipzig që gëzojnë formë të mirë, në të gjitha kompeticionet si dhe janë bërë një skuadër e pjekur edhe në arenën ndërkombëtare.