Nga Roberto Saviano*

Kur dikush ju pyet se çfarë është privilegji i të bardhëve, do jeni në gjendje ta shpjegoni me lehtësi se çfarë nënkupton duke treguar këto foto.

Trump i quajti “kriminelë” emigrantët e paarmatosur, ndërsa delikuentët që sulmuan Kapitolin, me nxitjen e tij, i quan “patriotë”.

Nëse aktivistët afrikano-amerikanë të #BlackLifesMatters organizojnë një demonstratë paqësore ata janë “armiqësorë”, nëse milicët sulmojnë Kongresin në Uashington janë “patriotë”.

Privilegji i të bardhëve është gjithçka në kufirin që ndan “patriotët” nga “kriminelët”.

Privilegj i të bardhëve është pikërisht ai: merrni dashuri dhe vlerësim … dyert e hapura dhe mundësia për të shpjeguar veprimet tuaja. Dje Trump publikoi ​​një video në të cilën u tha: “Ju dua, jeni të veçantë”.

Sidoqoftë, të tjerët, para se të vepronin, madje edhe para se të kuptonin se çfarë po ndodhte, do t’u shkrepnin armën në kokë.

*Koment në rrjetet sociale nga shkrimtari italian, Roberto Saviano, për ngjarjen e pasdites së djeshme në Kapitol, SHBA, ku protestues të dhunshëm pro-Trump hynë brenda ndërtesës. Nga ngjarja humbën jetën 4 persona.