Himara u trondit këtë të shtunë pas vrasjes së biznesmenit 51-vjeçari Niko Goro. Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë është Kliti Leka, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Dyshohet se vrasja të ketë ndodhur për shkak të një borxhi.

Mësohet se fjalët e para të 53-vjeçarit pas arrestimit kanë qenë: “I kam dhënë tokën, nuk më ka dhënë lekët. Po ndërton në tokën time”, është shprehur para policisë, Kliti Leka.

53-vjeçari është në nip në Himarë dhe pretendon se ka tokë të trashëguar.

Leka u kap në vendin e quajtur Livadhet. Policia i sekuestroi armën e krimit, një kallashnikov dhe makinën që ka përdorur gjatë ekzekutimit.

Goro ishte biznesmen në fushën e ndërtimit në Himarë. Si pasojë e të shtënave në Himarë mbeti e plagosur lehtë në këmbë edhe një 57-vjeçare.