Kjo, nuk është hera e parë që drejtuesit e shteteve janë gjendur para vendimit të vështirë për hapjen apo jo të shkollave gjatë një pandemie.

Gjatë pandemisë së gripit në 1918, edhe pse bota ishte një vend shumë i ndryshëm, diskutimi ishte po aq i nxehtë, shkruan CNN.

Kjo pandemi vrau rreth 5 milion njerëz në të gjithë botën, para se të mbaronte.

Ndërsa shumica e qyteteve mbyllën shkollat e tyre, tre vendosën t’i mbajnë ato të hapura, New York, Chicago dhe New Haven, sipas historianëve.

Vendimet e zyrtarëve shëndetësorë në ato qytete bazoheshin kryesisht në hipotezën e zyrtarëve të shëndetit publik se nxënësit ishin më të sigurt dhe më mirë në shkollë.

Sipas tyre,  veçanërisht për nxënësit nga rrethet, shkolla ofronte një mjedis të pastër, të ajrosur mirë, ku mësuesit, infermierët dhe mjekët kryenin inspektime mjekësore të plota, rutinë.

Në New York, nxënësit nuk u lejuan të mblidheshin jashtë shkollës dhe iu desh të raportonin menjëherë te mësuesi i tyre, sipas komisionerit në atë kohë, Dr Royal S. Copeland. Mësuesit kontrollonin nxënësit për çdo shenjë të gripit, dhe ata që kishin simptoma ishin të izoluar.

Nëse nxënësit kishin ethe, dikush nga departamenti i shëndetësisë do t’i merrte ata në shtëpi, dhe zyrtari i shëndetësisë do të gjykonte nëse kushtet ishin të përshtatshme për “izolim dhe kujdes”, sipas Raporteve të Shëndetit Publik. Nëse jo, ata dërgoheshin në një spital.

Argumenti në Chicago për të lënë shkollat ​​e hapura për 500,000 studentët e tij ishte i njëjtë: mbajtja e shkollave të hapura do t’i mbante fëmijët jashtë rrugëve dhe larg të rriturve të infektuar.

Distanca sociale në atë kohë ishte shumë e dobishme dhe kjo u bë edhe më e lehtë nga fakti se numri i mungesave të nxënësve u rrit gjatë pandemisë, për shkak të frikës së prindërve.

Pjesë e strategjisë së Chicagos ishte të sigurohej qarkullimi i ajrit të pastër. Dhomat e shkollës ishin mbinxehur gjatë dimrit në mënyrë që dritaret të mund të mbeteshin të hapura në çdo kohë, sipas një letre të vitit 1918 nga Departamenti i Shëndetit i Chicagos.

Komisioneri i Shëndetit në atë kohë, Copeland i thotë se është më mirë që fëmijët të jenë nën vëzhgimin e vazhdueshëm të personave të kualifikuar sesa të mbyllin shkollat.

Por Howard Markel, një historian i mjekësisë nuk është aq i bindur.

New York “nuk bëri më të keqen, por nuk bëri as më të mirën,”, tha Markel, duke iu referuar vendimit për hapjen e shkollave në atë kohë.

Hulumtimet treguan se qytetet që zbatuan karantinimin dhe izolimin, mbylljen e shkollave dhe ndalimet në tubime publike e kaluan më kollaj pandeminë, tha ai.

“Qytetet që morën më shumë se një nga këto masa bënë më mirë. Mbylljet e shkollave ishin pjesë e këtij kontributi”, tha Markel.

Ekspertët e shëndetit publik, përfshirë Markelin, shprehen se Covid-19 nuk është grip, i cili ishte një sëmundje e njohur në 1918. Akoma ka shumë për të mësuar rreth koronavirusit dhe sëmundjes që ai shkakton, Covid-19 .

Vendimi i duhur sot, tha Markel, është mbyllja e shkollës.

“Është më mirë të jesh i sigurt se sa të të vijë keq më vonë”, tha ai.