Mesditën e sotme është hedhur shorti i çerekfinaleve të Champions League.

Bayern Munchen do të përballet me PSG, duke përsëritur finalen e sezonit të kaluar. City do të ndeshet me Borussia Dortmund, Chelsea me Porton, ndërsa Real Madrid do të ketë supersfidën me Liverpool.

Po sot u hodh edhe shorti i gjysmëfinaleve, me fituesin e çiftit Bayern-PSG që do të ndeshet me fituesin e City-Dortmund, ndërsa fituesi i Porto-Chelsea do të ndeshet me fituesin e Real-Liverpool.

Më 6 dhe 7 prill do të luhen ndeshjet e para; dhe pastaj kthimi më 13 dhe 14 prill. Tashmë dihen edhe datat e gjysmëfinaleve të Champions-it: 27 dhe 28 prill (ndeshjet e para) dhe 4 e 5 maj (ndeshjet e kthimit). Finalja, sikurse dihet, do të luhet në Stamboll, më 29 maj.

Çerekfinalet e Champions League:

Manchester City – Borussia Dortmund

Porto – Chelsea

Bayern Munchen – PSG

Real Madrid – Liverpool.

Gjysmëfinalet e Champions League:

Bayern Munchen – PSG vs Manchester City – Borussia Dortmund

Real Madrid – Liverpool vs Porto Chelsea.