Në ndeshjet e sotme të Champions League, përtej humbjes së Milanit dhe fitores së Interit, spikat fitorja e PSG ndaj Lajpcigut, një përmbysje plot emocione me gjermanët që ishin në avantazh deri në minutën e 67, kur Leo Messi kujtohet se është një “jashtëtokësor” dhe shënon dy herë në 5 minuta, në një grup ku Manchester CIty dominoi 1-5 Bruges.

Në grupin e Milanit, Atletico i Madridit nuk arriti të merrte pikë edhe me dygolshin e Griezmann, të transformuar gjithsesi pas ikjes nga Barca, me Salah që i jep fitoren 3-2 Liverpool në krye të renditjes.

Aiax i jep një leksion Borussia Dortumund të Haaland, me fitoren 4-0, ndërkohë që Sportingu portugez dominon Basiktashin në të njëjtin grup.