Barazim spektakolar në “Stamford Bridge” mes Chelsea dhe Liverpool. Përballja e bukur përfundoi në barazim 2-2, rezultat që gëzoi Mnachester City-n e Pep Guardiolës, që kryeson i qetë Premier League, 10 pikë mbi Chelsea-n dhe 11 mbi Liverpool.

Sadio Mane u ndëshkua me karton të verdhë pa kaluar 15 sekonda, rekord në 15 vitet e fundit në ishull. Gjithsesi, sulmuesi afrikan përfitoi nga një gafë e Rudiger dhe kaloi “The Reds” në avantazh në minutën e nëntë.

Pak më parë, Kelleher i mohoi golin amerikanit Pulisic. Liverpool vendosi sërish heshtjen në stadium në minutën e 26-të. Aksion me shumë pasime i djemve të Klopp, asist i bukur i Alexander-Arnold dhe finalizim fantastik i Momo Salah.

Chelsea reagoi dhe shënoi dy herë në fundin e fraksionit të parë. Mateo Kovacic shpiku një eurogol (42′), “Stamford Bridge” u ndez dhe katër minuta më pas, Christian Pulisic mori një top nga Kante dhe shleu gabimin duke barazuar rezultatin.

Pjesa e dytë vazhdoi të ishte emocionuese dhe plot ritëm, por ekipet nuk e gjetën dot golin e fitores, edhe për meritë të portierëve Mendy dhe Kelleher. Barazimi i pestë shtëpiak në gjashtë takimet e fundit për Chelsea, ndërsa shkojnë në tre sfidat pa fitore për Liverpool.