Para disa ditësh, për Kontrollin e Lartë të Shtetit, pandemia COVID 19 në Shqipëri mund të ishte menaxhuar shumë më mirë, pa i rënë në kurriz xhepave të shqiptarëve, ndërsa një audit në terren nga marsi 2020 kur u shënua rasti i pari e deri në 2021.

Në auditim pohohet:

“Përjashtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit ka sjellë pasoja të mungesës së vërtetësisë së analizave, pasi nuk ka marrë pjesë në akreditimin e aparaturave laboratorike të përdorura për këtë qëllim. Marrja e kompetencave nga Komiteti i Ekspertëve dhe MSHMS-ja, ka sjellë përjashtim të padrejtë të DPA-së duke cenuar vërtetësinë e të dhënave laboratorike për Covid-19.”

Cili është dallimi mes "licencimit" dhe

Mbi këtë konstatim, KLSH i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë të rishikojë akreditimet për laboratorë privatë COVID.

Por në fakt, DPA (Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit), nuk ka asnjë politikë të miratuar për akreditimin e laboratorëve “Covid”. Vetë ky institucion është në proces trajnimi. Dhe as vetë laboratorët publik, si ISHP – Instituti i Shëndetit Publik – nuk janë të akredituar. Por, laboratori i një spitali privat së bashku me laboratorët e ISHP-së, pra Institutit të Shëndetit Publik, janë të vetmet te testuara dhe të miratuara nga kontrolli i jashtëm i OBSH-së.

Burimet konfirmojnë se kjo është e konfirmuar nga vetë Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, ku pjesë e trajnimit kanë qenë dhe këto burim, të cilat kanë folur për ne.

Sipas po të njëjtave burime, laboratorët të cilët reklamohen si të akredituar, në fakt janë thjesht të licensuar nga Ministria e Shëndetësisë, por jo të akredituar.

Pra, në vendin tonë nuk ka asnjë laborator të akredituar për testimet ‘Covid’ por vetëm licencim nga Ministria e Shëndetësisë.

Në rast se do bëjmë një kërkim fare të thjeshtë në faqen e Internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit, nuk do mund të gjejmë asnjë politikë për laboratorët “Covid”.

Cili është dallimi mes "licencimit" dhe