Manchester City nuk ka rivalë në Premier League dhe e ka çuar serinë e fitoreve në 18 të tilla me radhë.

Forcën e këtij sezoni të Citizens e provoi së fundi edhe Arsenal, që edhe pse zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, u mund me vetëm 1 gol që erdhi pas vetëm 2 minutash lojë, nga këmbët e Rahem Sterling.

Në këtë mënyrë skuadra e Guardialos nuk lë asnjë pikë prej muajit dhjetor dhe tani marshon e vetme drejt titullit kampion me 10 pikë diferencë nga United i vendit të dytë, që këtë fundjavë mundi 3-1 Newcastle.