Nga Saimir Z. KADIU

_____

46 vjet më parë, më 28 maj 1987, 19 vjecari gjerman Mattias Rust ulet me një avion sportiv të tipit Cessna-172 pranë Sheshit të Kuq në Moskë…

Ky veprim solli shkarkimin e menjëhershëm të Ministrit sovjetik të Mbrojtjes Sergei Sokolov, Komandantit të Forcave Ajrore Aleksander Koldunov si dhe qindra ushtarakeve të tjerë të lartë.

Rust u arrestua dhe doli nga burgimi pas 14 muajsh me dekret te Andrei Gromikos (asokohe Kyetar i Presidiumit te Sovjetit Suprem).

Kjo ngjarje thuhet se u organizua nga vetë Gorbachovi me qëllim për të larguar nga pushteti shumë ushtarakë madhorë që kundërshtonin linjën e tij politike… Dhe kjo është shumë e besueshme.

Edhe Rust në kthimin në atdhe “fitoi” 100,000 DM duke i rrëfyer ngjarjen revistës së njohur gjermane “Stern”, ku përmendi edhe trajtimin njerëzor në burg.