Momente të vështira për trajnerin e Inter Antonio Conte. Pas humbjes në finale të Europa League kundër Sevilla problemeve me drejtuesit zikaltër, zbulohet edhe një mashtrim që vetë Conte ka pësuar, duke i rrezikuar të humbasë 30 milionë euro. Historia është zbuluar nga dy vendime të gjykatës tregtare angleze. E para – raporton La Verità – i takon mesit të korrikut, e dytë në gusht.

Conte, së bashku me shtatë të tjerë mes të cilëve edhe Superb Sport Limited (agjenci lojtarësh), ka bërë ankimim në Gjykatën tregtare të Londrës, pasi kanë kuptuar se kanë përfunduar në një mashtrim që Massimo Bochicchio, financieri italian, titullar i shumë shoqërive të investimeve, kishte bërë përmes shoqërisë së tij Kidman.

Sipas ndërtimit të ngjarjes, menaxheri i ka premtuar investime të frytshme e me rendiment të lartë, ku trajneri italian do të përfitonte 33,1 milionë euro brenda 30 qershorit 2020, që në realitet nuk ndodhi kurrë. Në këtë pikë tetë “të mashtruarit” kanë provuar të kërkojnë të paktën shumën e investuar, duke zbuluar se edhe adresa emalit e dhënë ishte false.

Në këtë mashtrim të pretenduar ka edhe disa dokumente false të HSBC, një nga bankat më të rëndësishme të investimeve në botë ku vetë Bochicchio ka punuar në të kaluarën. I njëjti institucion kredie shpjegoi në gjyq se nuk ka asnjë rol tek Kidman, as se ka ndonjë lloj lidhjeje përmes filialeve të tij, ndërsa gjatë seancave vetë Bochicchio mohoi përfshirjen e HSBC. Paratë që iu besuan atij u investuan në mënyra të tjera.