Covax ka dorëzuar dozat e para të vaksinave kundër Covid-19 në një moment historik për programin që kërkon të kompensojë “nacionalizmin e vaksinave” nga vendet e pasura, dhe të sigurojë që të varfrit të mos presin vite për të filluar vaksinimin e njerëzve.

600,000 doza të vaksinës Oxford / AstraZeneca  arritën të mërkurën në Akra, kryeqyteti i Ganës ku dozat do të administrohen për punonjësit e shëndetit. Dozat e vaksinave do të mbërrijnë të premten në Abidjan, Bregu i Fildishtë dhe do të jepen nga e hëna.

Covax synon të shpërndajë mjaft vaksina gjatë gjashtë muajve të ardhshëm për të vaksinuar 3% të popullsisë së 145 vendeve – sa për të mbuluar punonjësit shëndetësorë dhe disa nga më të rrezikuarit – dhe planifikon të japë dhjetëra miliona të tjera deri në fund të vitit.

“Ky është një rast i rëndësishëm, pasi ardhja e vaksinave Covid-19 në Gana është thelbësore për t’i dhënë fund pandemisë”, tha Anne-Claire Dufay nga Unicef ​​Gana dhe përfaqësuesi i vendit i OBSH, Francis Kasolo në një deklaratë.