Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar sot planin paraprak të shpërndarjes së vaksinave nëpërmjet mekanizmit COVAX, që synon një shpërndarje të barabartë të dozave.

Duke u bazuar në publikimin e parashikimit të furnizimit global dhe rajonal të COVAX 2021, parashikohet që të firmosen kontrata me kompanitë Pfizer/BioNTech dhe me AstraZeneca.

Sipas një njoftimi për mediat nga OBSH bëhet me dije se  ende nuk është asgjë përfundimtare, por plani është që shpërndarja e dozave të bëhet në kohën e duhur dhe të mos  ketë vonesa të tjera.

Parashikohet që shpërndarja e dozave të vaksinave do të bëhet për të gjithë pjesëmarrësit, por ka dhe vendet që kanë hequr dorë nga ky mekanizëm.

Në një grafik të publikuar nga OBSh Shqipëria do të sigurojë 141, 600 doza nga AstraZeneca, ndërsa Kosova do të marrë 100,800 doza.